Ekonomi

Kosova pa Ligj për investime strategjike që 3 vjet, humbjet janë të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 21 May 2023

Janë bërë më shumë se tri vjet që kur Kosova nuk ka ligj për investimet strategjike. Ndërkaq, projektligji për investime të qëndrueshme i miratuar në muajin janar të këtij viti nga Qeveria, ende nuk është shqyrtuar në parim në Kuvendin e Kosovës për aprovim.

Të shqetësuar nga mungesa e këtij ligji shprehen përfaqësues të odave ekonomike. Sipas tyre, duhet që sa më parë ky ligj të kalojë në Kuvend, në të kundërtën vendi po humb investitorë të huaj të shumtë.

Ndërsa, partitë opozitare konsiderojnë se miratimi i një Ligji për investime strategjike në vend është i domosdoshëm, porse me ndryshime nga ai që është miratuar nga qeveria.  Sipas tyre, qeveria ka ngecur në miratimin e këtij ligji. Ndërkaq, nga pozita thonë se Ligji për investime të qëndrueshme është në rend të ditës në seancen e parë që do ta mbajë Kuvendi.

-Advertisement-

Kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skënder Krasniqi deklaron për KosovaPress, se me urgjencë duhet që Kuvendi ta miratojë Ligjin për investime të qëndrueshme.

“Ky ligj ka disa vite që është dashtë të vazhdohet dhe të ndryshohet dhe fatkeqësisht është shtyrë shumë. Kjo është një nga urgjencat më të mëdha që i duhet Kosovës në mënyrë që të nxisim investime vendore dhe të huaja për të pasur mundësi tërheqjen e këtyre investimeve dhe mundësinë që investimet që janë duke pritë me vite, të cilat fatkeqësisht një pjesë e madhe janë kthyer nga ligji i mëhershëm për investime strategjike të mund të jepet mundësi të kthehen.”, thotë Krasniqi.

Kujtojmë që, në mbledhjen e parë për këtë vit, qeveria ka miratuar Projektligjin për investime të qëndrueshme. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Projektligji në fjalë nxit investimet dhe zhvillimin ekonomik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera