Kosova pa institucion të veçantë për trajtimin psikiatrik për të burgosurit
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 05 September 2021
Janë rreth 30 të burgosur të cilët kanë nevojë urgjente të dërgohen për ekzaminim psikiatrik. Këta po mbahen në institucionet korrektuese në kundërshtim me aktvendimet për caktimin e paraburgimit, pasi gjykata urdhëron që paraburgimi dhe ekzaminimi psikiatrik të bëhet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
Kosova nuk ka institucion të veçantë për trajtimin e këtyre rasteve, por as në institut nuk ka vende të lira. Trajtimi joadekuat i këtyre personave po konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë thotë se kanë nisur aktivitetet në kuadër të projektit për vendosjen e këtyre personave në hapësira të veçanta në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Në gjitha burgjet e Kosovës, janë rreth 200 persona të cilët kanë nevojë për trajtim psikiatrik. Javën e kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, një 33 vjeçar ka bërë vetëvrasje. I njëjti ka pasur urdhëresë për ekzaminim psikiatrik dhe zbatim të paraburgimit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thekson se nuk është bërë diçka në krijimin e kushteve dhe trajtimin e duhur të këtyre rasteve.
“Për shkak të mungesës së vendeve dhe hapësirave që të vendoset në vend ku duhet, ai është dërguar dhe ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Gjë që ai ka ndërruar jetë në një institucion ku në fakt nuk është dashur të jetë, për shkak se ka pasur një shkresë nga gjykata, një urdhëresë që të vendoset diku tjetër. Ai ka bërë vetëvrasje në një vend ku me aktvendimin që i është caktuar paraburgimi, nuk është dashur të jetë në atë Qendër të Paraburgimit”,
Për më tepër, as stafi korrektues nuk ka trajnime të duhura dhe e kanë të vështirë trajtimin e kësaj kategorie të të burgosurve.
“Fatkeqësisht edhe stafi që janë të vendosur dhe merren me sigurinë e trajtimit të personave të privuar nga liria, kanë jashtëzakonisht vështirësi në trajtimin e personave me çrregullime mendore dhe atyre që janë vartës të substancave narkotike. Sepse, nuk kanë trajtime përkatëse, përkatësisht nuk janë të trajnuar për menaxhimin dhe trajtimin e këtyre rasteve”, deklaroi Haliti.
Nuk është rasti i vetëm ku me urdhër të gjykatës kërkohet ekzaminimi psikiatrik.
Rreth 30 të burgosur duhet që urgjentisht të trajtohen në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, megjithatë në mungesë të vendeve të lira, zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani thotë se janë duke u mbajtur në institucionet korrektuese.
“Ne kemi vetëm 12 vende në psikiatrinë forenzike për ekzaminimin psikiatrik për të burgosurit. Ndërsa, në institucionet korrektuese kemi diku rreth 30 të burgosur që kanë nevojë urgjente që të dërgohen menjëherë për ekzaminim. Mirëpo, mundësitë dhe kapacitetet nuk janë. Ndërsa, njerëzit apo të burgosurit me probleme psiqike në të gjitha institucionet, numri sillet rreth 200 të burgosur të cilët kanë nevojë për trajtim psikiatrik”, deklaron Selmani për KosovaPress.
Selmani shton se janë duke punuar që në një nga pavijonet e burgut të Dubravës të trajtohen të burgosurit me probleme psiqike.
“Ne jemi duke punuar shumë që sa më shpejt, kapacitet e institucioneve në këtë rast të psikiatrisë forenzike të rriten, në mënyrë që këta persona të trajtohen në institucionet shëndetësore, sepse kjo kategori duhet të trajtohet me ligj, duhet të trajtohet në institucionet shëndetësore dhe jo në burgje. Fatkeqësisht tash për tash kapacitetet janë këto që janë. Por, jemi duke punuar dhe në një të ardhme të afërt t’i kemi kapacitetet edhe në psikiatrinë forenzike edhe në një prej pavijoneve në burgun e Dubravës, ku do të trajtohen të burgosurit që kanë probleme psiqike”, shprehet ai.
Trajtimi jo i duhur i këtyre rasteve po konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut nga Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Valentina Demolli nga KMDLNj thotë për KosovaPress, se pavarësisht që kanë bërë thirrje disa herë për zgjerim të kapaciteteve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Të gjitha dokumentacionet që garantojnë të drejtat e personave të privuar nga liria, thuhet që përveç se kanë të drejtë të marrin shërbime të caktuara, ata duhet të marrin shërbime adekuate. Unë po them që ata marrin shërbime, por nuk marrin shërbimet adekuate. Edhe mos dhënia e shërbimeve adekuate në këtë raport paraqet shkelja të të drejtave të njeriut për këtë kategori të personave të cilët aktualisht janë në institucionet, qoftë të paraburgimit apo në institucionet e burgut”, shprehet Demolli.
Në një përgjigje për KosovaPress, shefi i kabinetit në Ministri të Drejtësisë, Genc Nimoni thotë se janë të përkushtuar që të thellojnë reformat në trajtimin dhe vendosjen e duhur të personave të dënuar me çrregullime mendore. Veç tjerash, përmend që të njëjtit do të vendosen në hapësira të veçanta në kuadër të Qendrës Korrektuese në Dubravë.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur aktivitetet për realizimin e projektit për vendosjen e personave të dënuar me çrregullime mendore në hapësira të veçanta në kuadër të Qendrës Korrektuese në Dubravë. Përveç kësaj, parashihet të rriten edhe kapacitetet e Njësisë Shëndetësore në QK në Dubravë të cilat do të shërbejnë në këtë njësi për të ofruar shërbimet e nevojshme për këtë kategori të të dënuarve”, thuhet në këtë përgjigje.
Megjithatë, KMDLNj thotë se duhet të ndërtohet një institucion i veçantë, meqë nuk mund të rehabilitohen të gjithë në një pavijon.
Ndryshe,sipas Kodit të Procedurës Penale përcaktohet që personat me çrregullime mendore, paraburgimin duhet ta mbajnë në institucione të kujdesit shëndetësor.
Në Kosovë nuk ka institucione të veçanta për trajtimin e këtyre personave me çrregullime mendore që kryejnë vepra penale. Mirëpo, pas themelimit të Institutit të Forenzikës Psikiatrike, shpeshherë gjykata ka lëshuar urdhëresë që paraburgimi dhe ekzaminimi i tyre të bëhet në institut.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...