Lajme

Kosova pa ambasadorë, Albin Kurti nuk ka përgjigje për këtë çështje

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 25 November 2021

Me të ardhur në pushtet qeveria e re shkarkoi 12 ambasadorë të Kosovës.

E në disa nga këto shtete ende nuk është bërë zëvendësimi i tyre dhe po punohet me të ngarkuar për punën e ambasadorit.

Derisa për këtë çështje qeveria duket se ende nuk ka një përgjigje. Në seancën e  Kuvendit të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka pyetur se kur do të bëhet emërimi i ambasadorëve të ri dhe pse kjo çështje po vazhdon të zvarritet duke rrezikuar kështu punën e diplomacinë e shtetit.

-Advertisement-

Derisa në këtë pyetje nuk ka qenë e pranishme për tu përgjigjur, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar mirëkuptim nga deputetja dhe ka deklaruar se në këtë pyetje do të përgjigjet vetë ministrja  në javën tjetër pasi është jashtë shtetit dhe s’ka mundur të jetë e pranishme

“Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj që ministrja do të përgjigjet në të dy pyetjet në javën e ardhshme dhe pas bisedës me të e kemi konsideruar të përshtatshme që ajo vetë të përgjigjet në këtë pyetje sepse ndodhet në një konferencë jashtë vendit”, ka thënë Kurti .

Në kundër përgjigjen e saj për Kurtin deputetja e PDK-së, ka thënë se ka 8 seanca që ministrja nuk gjendet në Kuvendin e Kosovës, dhe do të mirëkuptonte në rastin se mungesa e saj dhe mos përgjigja do të ishte për herë të parë.

Kryeministër po të ishte hera e parë do të mirëkuptoja por kjo është seanca e 8 që ministrja nuk ka qenë e pranishme dhe nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje, gjithsesi deshëm apo jo do të presim deri në javën tjetër’, ka shtuar Musliu Shoshi.

Ndërsa kujtojmë se shumica e shteteve që ambasadorët u shkarkuan me ardhjen ne pushtet të qeverisë Kurti janë ende pa të emëruar në këtë detyrë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera