Kosova nuk shkon në zgjedhje të parakohshme?
Autori: H. Smajli 13:26 | 28 May 2024
Iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës që të shpërndahet Kuvendi dhe Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme ka dështuar.
Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën INFOKUS deputetë të të gjitha partive politike në vend.
Në një intervistë për Infokusin deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se vendi nuk po shkon drejt rrugës që partia e tij planifikoi për zgjedhje parlamentare të parakohshme.
“Po tashmë kërkesa e PDK-së dhe lidershipit të saj që vendi të shkojë në zgjedhje është në fazën e fundit kohore në të cilën ne patëm dhe programuam që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Konsideroj që është koha e fundit dhe sipas të gjitha parametrave që shihen, mbështetur edhe në qëndrimet e partive opozitare por edhe partisë në pushtet vendi nuk po shkon drejt rrugës të cilën planifikuam dhe arsyetuam që duhet të shkojë në zgjedhje në interes të shtetit, në interes të përgjithshëm të ekonomisë dhe të qytetarëve të vendit”, ka thënë Shala për Infokus.
Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në një intervistë për Gazetën INFOKUS ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm me shpërndarjen e Kuvendit e që kjo nuk po ndodhë pasi sipas tij dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërine e Kosovës po kanë frikë nga zgjedhjet ose janë të kënaqur me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
“Insistimi i dy partive politike opozitare në dorëheqje dhe në shkarkim kur dihet qartë se asnjëra dhe as tjetra nuk mund të ndodhë, nuk është asgjë tjetër veç se refuzim i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Tash ose janë të kënaqur me qeverinë Kurti dhe me këtë mazhorancë ose nuk dua të besoj se po i frikësohen zgjedhjeve të parakohshme. Por nuk mund të ketë arsye tjetër d.m.th opozita për nga natyra gjithmonë duhet të jetë e gatshme të shkojë në zgjedhje pavarësisht mënyrës se si mund të shkohet në to’’, ka thënë deputeti i pushtetit.
E në këtë linjë është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të cilët edhe publikisht tashmë kanë deklaruar se vota e tyre nuk do të jetë pro shprëndarjes së Kuvendit.
Në një intervistë për Gazetën INFOKUS, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se as dy partitë ajo në pushtet dhe PDK-ja që e nisën këtë iniciative nuk e kanë vullnetin e duhur për ta dërguar deri në fund këtë cështje.
Deputetja e opozitës ka thënë se nëse do të kishte vullnet të tillë këto dy parti e kanë shumicën që ta shprendajne Kuvendin edhe pa AAK-në dhe LDK-në.
““Nuk e besoj që mund të shpërbëhet Kuvendi në tre ditët e ardhshme për shkak se nuk po shoh ndonjë gatishmëri ose ndonjë intensitet të punës nga partitë të cilat po insistojnë në shpërbërjen e Kuvendit. Ju e dini qëndrimin e Aleancës por njëkohësisht është një qëndrim publik edhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk do të votojmë shpërbërjen e Kuvendit. Përveç kësaj Lëvizja Vetëvendosje së bashku me PDK-në dhe komunitetet në numër i kanë më shumë se 80 vota, nëse ata insistojnë ndoshta ekziston mundësia, por sipas të gjitha gjasave ose nuk i kanë votat e po kërkojnë përkrahje të partive tjera ose s’po e di qëllimin por për mua është e pakapshme sepse nëse ka dështu kjo qeveri edhe e ka një performancë të keqe një qeveri e cila i ka sjellë sanksione Kosovës, i ka lëndu raportet nuk e ka asnjë investim kapital, ka dështu në secilin segment duhet të ndëshkohet qeveria e cila ose duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet e jo të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Kadrijaj.
Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës deputetët nuk kanë pranuar të deklarohen në lidhje me mundësinë e shprëndarjes së Kuvendit në tre ditët e ardhshme, duke deklaruar se qëndrimet e kësaj partie tashmë janë publike.
Mirëpo gjatë ditës pritet të mbahet një mbledhje e thirrur nga kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me fillim nga ora 18:00 ku sipas agjendës do të diskutohet për situatën aktuale politike në vend dhe për vendime parazgjedhore.
Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Infokus pikë e agjendës së mbledhjes është edhe “Autorizimet e Këshillit të Përgjithshëm për vendimet parazgjedhore”.
Të tjera
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...
-
E premte e vranët, priten reshje shiu dhe bore
Gjatë ditës së sotme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët me tempera...
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...