Lajme

Kosova nuk merr pjesë në ceremoninë e Nobelit

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 07 December 2019

Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm në këtë vit.

Kështu ka bërë të detyrë, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtëm, Behxhet Pacolli në një postimi në llogarin e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka kërkuar edhe nga Shqipëria të bojkotojnë këtë ceremoni.

“Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka thënë mes tjerash ai.

E të njëjtin vendim e ka marrë edhe ish-sekretari i përhershëm i Akademisë suedeze, Peter England, i cili nuk do të marrë fare pjesë në eventin e ndarjes së çmimin për shkrimtarin austriak përkrahës të Sllobodan Millosheviqit.

“Ta festojë çmimin Nobel për Peter Handken do të ishte një hipokrizi e madhe nga ana ime”, ka thënë England shkruan The Guardian,

Handke të premtën gjatë ditës ka mbërritur në kryeqytetin suedez prej ku edhe ka mbajtur një konferencë për media me shumë përplasje.

 

Shkrimtari austriak ka sulmuar gazetarët e pranishëm në konferencë të cilët i kanë bërë pyetje lidhur me përkrahjen që i ka dhënë Sllobodan Millosheviqit dhe rreth asaj se pse në librat e tij nuk shkruan asnjëherë për gjenocidin serb në Bosnje.

Handke pyetjet e tilla i ka cilësuar si “injorante”, duke thënë se nuk dëshiron që të merret me këtë pjesë.

 

Ndryshe në rrjetet sociale ka filluar edhe një fushatë kundër Handkes. Dikush ka edituar logon e Nobelit, dhe ka shkruar “ Not in my name”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera