Lajme

“Kosova nuk është shtet”, Kurti i përgjigjet provokimit të Bërnabiqit

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 28 August 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “nuk është e lehtë” për Kosovën që t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, derisa ka debatuar me homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq në një panel diskutimi në Bled të Sllovenisë të hënën.

Bërnabiq, provokoi debatin kur tha se nuk mund të flitet për dy shtete mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Kosova nuk është ende shtet i njohur ndërkombëtarisht.

Kryeministrja serbe kritikoi Kosovën dhe akuzoi kryeministrin Kurti për mohimin e ekzistencës së Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

-Advertisement-

“Për mua, më duhet të them, është vetëm një shtet. Nuk janë dy shtete. Kosova nuk është një shtet i njohur ndërkombëtarisht, nuk është pjesë e OKB-së. Do të thoja se normalizimi, i cili është të mirë të Prishtinës dhe të Beogradit, të serbëve dhe të shqiptarëve si dhe është shumë lart në listën e prioriteteve tona. Normalizimi fillon me Marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar në prill të 2013, para më shumë se 10 vitesh, si marrëveshje e parë për normalizim mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha ajo.

“E vetmja gjë që Prishtina duhej të bënte është zbatimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Dhe, z. Kurti thotë se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston për të. Më lejoni të ua përkujtoj edhe një herë: Kjo është marrëveshja e parë për normalizim dhe ajo duhet të implementohet. Ne jetojmë për paqe dhe stabilitet”, tha Bërnabiq, raporton Paparaci.

Kurti iu kundërpërgjigj Bërnabiqit duke ia përmendur mosdistancimin e Beogradit nga Vladimir Putini. Ai mori duartrokitje nga publiku.

“Mbështetja e Kosovës për BE-në është 95 për qind, në Serbia është 45 për qind. Ne kemi vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, Serbia nuk është duke menduar për këtë. Ata nuk e kanë distancuar vetën e tyre as nga Millosheviqi, as nga Putini. Nuk është e lehtë për ne. Unë dua që t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe do ta bëja këtë menjëherë, p.sh., nëse fqinji im do të ishte Republika Çeke. Mund të ndodh, por, normalizimi në psikologji do të thotë mungesa e konfuzionit mes realitetit dhe fantazisë dhe ky është një regjistër tjetër ku unë nuk mund të kontribuoj, për fat të keq”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera