Lajme

Kosova notë proteste Maqedonisë së Veriut, MPJD kërkon sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për incidentin në aeroport

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 02 August 2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka paraqitur notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi Presidentja Vjosa Osmani.

MPJD ka kërkuar kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident.

“Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Në njoftim thuhet se Osmani u ballafaqua me një trajtim të papërshtatshëm dhe të kundërligjshëm nga ana e pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit.

“Në lidhje me këtë incident, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë mbrëmë menjëherë pas incidentit dhe po ashtu edhe sot, duke kërkuar sqarime në lidhje me rastin.  Gjithashtu, Ministrja Gërvalla ka realizuar sot një takim në MPJ me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Arben Fetai, me të cilin kanë diskutuar rreth incidentit në fjalë dhe nevojën e ndermarrjes së veprimeve të shpejta institucionale”, theksohet në njoftim.

Lidhur me incidentin, Gërvalla ka pranuar sot pasdite edhe një telefonatë nga homologu i saj, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, “gjatë së cilës u shprehën shqetësimet e institucioneve të Kosovës pas incidentit të djeshëm.”

Presidenca e Kosovës i ka quajtur të papranueshme deklarimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë lidhur me incidentin me të cilin u përballë dje Presidentja Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit. Situata e djeshme, Presidenca ka thënë se nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident.

Në reagimin e Presidencës thuhet se në vend të kërkimfaljes, MPB e Maqedonisë së Veriut ka arsyetuar në tërësi kërkesën e sigurimit të aeroportit për ta marrë dhe për ta vendosur në skaner telefonin personal të Presidentes së Republikës së Kosovës, i cili përdoret nga kreu i shtetit edhe për komunikime zyrtare për çështje të sigurisë nacionale, shkruan Reporteri.net.

“Në fakt sot edhe a Aeroporti i Shkupit, por edhe vet MPB e Maqedonisë pranuan se urdhëri ishte dhënë nga MPB e Maqedonisë së Veriut për një kontrollë të tillë, i cili bie ndesh në tërësi me rregullat e trajtimit të krerëve të shtetit sipas praktikave diplomatike”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera