Lajme

Kosova, nikoqire e takimeve të konstituencës së Bankës Botërore dhe FMN-së

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 30 June 2023

Në Kosovë gjatë kësaj jave janë zhvilluar takimet e konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ky organizim i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ka mirëpritur përfaqësues nga Ministritë e Financave dhe Bankat Qendrore të shteteve anëtare si Austria, Belgjika, Turqia, Bjellorusia, Çekia, Luksemburgu, Hungaria, Sllovakia, si dhe Sllovenia.

“Këto takime shërbejnë si platformë për të ndarë përvojat më të mira, si dhe për të diskutuar rreth zhvillimeve të përgjithshme ekonomike globale, sfidave rajonale, si dhe çështjeve të brendshme të konstituencave përkatëse”, thuhet në kumtesë.

-Advertisement-

Përfundimi i kësaj ngjarjeje, nga Ministria e Financave, nënvizohet si partneritet i rëndësishëm të vendit me institucionet globale financiare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera