Lajme

Kosova nesër hap konsullatën në Finlandë

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 04 March 2018

Konsullata e parë e nderit do të hapet në Finlandë nesër me 5 mars. Konsull nderi u shpall Jouni Lehtimäki.

”Qeveria e Kosovës do të angazhojë dy nëpunës në vitin e ardhshëm në qytetin Pori”, deklaroi Jouni Lehtimäki, konsull nderi.

Ndër aktivitetet e para të kësaj konsullate do të jetë pajisja e qytetarëve kosovarë me pasaportë dhe viza.

-Advertisement-

Deri më tani këto shërbime për qytetarët e Kosovës janë kryer në Stokholm.

Bëhet e ditur se në Finlandë jetojnë mbi 12000 kosovarë.

Konsulli i nderit, menjëherë bëri të ditur aktivitetin e parë Kosovë-Finlandë, në fushën e kulturës, ku Trupa e Baletit të Kosovës do të paraqitet me një program artistik në Tampere, Turku dhe Helsinki.

Tutje, konsulli i nderit të Kosovës, Jouni Lehtimäki, premtoi se do të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Kosovës e Finlandës.

Adresa ku do të hapet Konsullata e nderit është në Pori, në rrugën Mikonkatu 12 A.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera