Lajme

Kosova nënshkruan marrëveshje 8 milionë euro me Bankën Gjermane

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 05 December 2017

Ministria e Financave nesër pritet të nënshkruaj dy marrëveshje me Bankën Gjermane me  vlerë 8 milionë euro, shkruan infokusi.com

Njëra nga marrëveshjet do të jetë me vlerë 5.45 milionë dhe tjera 2 milionë euro dhe dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Nënshkrimi i Marrëveshjeve do të bëhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Rene Eschemann, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni si dhe Thomas Reker, Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore.

-Advertisement-

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet nesër  në ora 9:00, në` Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera