Lajme

Kosova në samitin ndërkombëtar të Frankofonisë, Daçiç provon të arsyetojë pjesëmarrjen: S’nënkupton njohjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 18 November 2022

Edhe Kosova edhe Serbia po marrin pjesë në Samitin e 18’të të Frankofonisë në Tunizi, por ministri serb i jashtëm Ivica Daçiç, lëshoi një deklaratë duke provuar të arsyetojë pjesëmarrjen serbe në një samit ku Kosova merr pjesë e barabartë me 88 shtete sa janë pjesëmarrëse.

Në asnjë mënyrë, u shpreh Daçiç, “kjo nuk presupozon që Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës” dhe “as nuk e ndikon qëndrueshmërinë e Serbisë ndaj Rezolutës 12/44 të KS OKB-së”.

Madje, krejtësisht jashtë kontekstit të samitit frankofon, Daçiç nisi të flasë për Kosovën nën deluzionin konstant serb se ajo është pjesë e tërësisë territoriale të Serbisë.

-Advertisement-

“Në këtë kontekst, ne kemi ndjeshmëri të veçantë, sepse të gjitha përpjekjet tona, e më sfiduesja, është e drejtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, do të thotë, zgjidhja e çështjes me Kosovën”, ka thënë Daçiç para pjesëmarrësve.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë ka 88 shtete dhe qeveri: 54 anëtarë, 7 anëtarë të asociuar dhe 27 anëtarë vëzhgues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera