Lajme

Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 19 Prill 2024

Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të rekomanduar anëtarësimin e Kosovës.

“Vota në favor të Kosovës ishte një siklet për Asamblenë e Këshillit të Evropës, e cila konfirmoi përkushtimin e saj për zhvlerësimin e normave juridike ndërkombëtare dhe shkatërrimin e themeleve të marrëdhënieve ndërmjet shteteve në Evropë”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në reagim, Zakharova theksoi se “nuk ka pasur unanimitet” mes deputetëve, “madje edhe ndërmjet delegacioneve të vendeve që në një moment e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, situatë që Moska e konsideron pozitive.

-Advertisement-

“Kjo tregon se ka ende shtete në kontinent, të afta për t’iu rezistuar mbështetësve të pamenduar të “projektit të Kosovës” dhe linjës së tyre joparimore”, tha ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy