Lajme

Kosova në alarm, priten vërshime në krejt vendin

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 05 August 2020

Reshjet e shiut e breshërit kanë filluar të bijnë në krejt Kosovën.

E Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se priten vërshime në të gjithë vendin, shkruan gazeta Infokus.

Kjo edhe duke pasur përmbytje urbane e rrështitje dheu.

-Advertisement-

“Duke treguar një probabilitet mesatarë deri të lartë të intensitetit të reshjeve në disa zona, me mundësi të vërshimeve të shpejta si dhe përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu. Kjo situate meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh.

Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime.

Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.

Ndërsa, pas kësaj ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili ka thënë që në gatishmëri janë edhe Ushtria e Kosovës për të intervenuar aty ku ka nevojë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera