Lajme

Kosova nderon viktimat e 11 shtatorit 2001 në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 11 September 2017

Nën patronatin e Kryeparlamentarit të Kosoves, Kadri Veseli organizohen nje varg aktivitetesh në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Aktiviteti zhvillohet në bashkorganizim të Shoqatën “Miqtë e Amerikes”, Policinë e Kosovës, Agjencionin për Menagjimin e Krizave, Zjarrfikësat e Prishtinës, Qendrën e Mjekësisë Urgjente dhe nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sulejmani”, Fushë Kosovë.

Aktiviteti zhvillohet te shtatorja në Sheshin Bill Clinton ku fillimisht arrijne zjarrfikësat e ekipeve të Qendrës Emergjente të Prishtinës para shtatores me sinjalizim e demonstrim.

-Advertisement-

Me pas arrin Garda e Nderit të Policis së Kosovës dhe ulja në gjysëm shtizë flamurin Amerikan.
E veqanta e tërë aktiviteteitit është që Garda e Nderit prej themelimit për herë të parë Nderon evenimentin me armë.

Po ashtu gjate ditës hapet ekspozita me fotografi në sheshin Nënë Tereza qe i dedikohen ngjarjes së 11 shtatorit 2001, dhe fotografi nga aktivitetet e shoqates që i dedikohën kësaj date.

E veqantë akiviteteve është ku një numër i nxensve të shkollës së Mesme “Hivzi Sulejmni” Fushë Kosovë i mbajnë në duar fotografitë, ndërsa një pjesë e fotografive vendosen në vendin e caktuar për ekspozim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera