Sport

Kosova nderon legjendat, shtatore për Vokrrin, statujë për Kelmendin

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 16 August 2019

inistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përmes dy letrave të nënshkruar sot (të enjten) i ka kërkuar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të sigurohen dy vende në kryeqytetin e Kosovës, njëra për vendosjen e shtatores së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, dhe tjetra për vendosjen e statujës për kampionen me famë botërore, Majlinda Kelmendi. Me këtë rast, Gashi tha se vendet për shtatoren e Vokrrit e ka kërkuar afër stadiumit.

“Kam kërkuar nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të bëhet ndarja e një lokacioni të përshtatshëm afër stadiumit “Fadil Vokrri”, për të vendosur shtatoren e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë ndër vite në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka vendosur që të ndërtojë shtatoren për legjendën e futbollit”, – tha ministri.

Po ashtu, ai kërkoi që të ndahet një lokacion i përshtatshëm për vendosjen e statujës së Majlinda Kelmendit: “Duke marr parasysh sukseset e xhudistes me famë botërore dhe fitueses së Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike, si dhe fituese së shumë kampionateve dhe garave ndërkombëtare, Federata Botërore e Xhudos ka vendosur për ta nderuar me ngritjen e një statujë në kryeqytetin e Prishtinës”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera