Kosova ndalon eksportimin e këtyre produkteve
Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 13 April 2022
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksporteve të produkteve themelore agro-ushqimore, shkruan Gazeta Express
Sipas ministres së Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ky vendim synon të sigurojë furnizimin e qytetarëve me produkte bazë si, gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës dhe sheqeri.
“Sado eksport i vogël të jetë mund të rrezikojmë tutje furnizimin e popullatës sonë në të ardhmen. Prandaj për të lehtësuar gjendjen propozojmë ndalimin e eksportit dhe të ri eksportit për disa produkte ushqimore. Vendimi i propozuar ndalon eksportin dhe ri eksportin e drithërave, miellit, vajit ushqimor, kripës dhe sheqerit”, ka thënë Hajdari.
Në ndërkohë, kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve në vend.
“Agresioni rus dhe invazioni në Ukrainë kanë ndikuar në zingjirin e furnizimit të produkteve agro-ushqimore në Evropë. MINT me institucionet përkatëse dhe akterët në treg ka përcjell rritjen e çmimeve dhe evidencën e eksportit të mallrave. Si rezultat i të dhënave nga terreni do sjellim ndalimin e përkohshëm eksportit dhe të ri eksportit të disa produkteve ushqimore”, tha Kurti. /Express/
Të tjera
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...
-
Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndr...
-
Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme ...
-
Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekret...
-
KFOR: Morëm garancë me shkrim se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri
Në media, ditën e djeshme u raportua për një “zotim” të ri të Qeverisë së Kos...
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...