Sport

Kosova ndaj Maqedonisë në Shkup apo ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi, ja variantet e gjysmëfinaleve

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 19 November 2018

Përfaqësuesja e Kosovës të martën luan ndaj Azerbajxhanin në ‘finalen’ për vendin e parë të grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Djelmoshave tanë iu duhet edhe barazimi për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës C.

Kosova ka 11 pikë, dy më shumë se sa Azerbajxhani.

-Advertisement-

Mirëpo, me kë do të përballet Kosova në gjysmëfinale. Gjasat e mëdha janë të luajmë ndaj Maqedonisë në Shkup, shkruan Gazeta Olle.

Sipas regullav të UEFA-s, sipas të cilave do të formohet një renditje e re, e skuadrave që kanë përfunduar në vendin e parë në grupe.

Gjeorgjia llogaritet që do të përfundojë e para, nëse mund Kazakistanin në shtëpi, ndërsa Maqedonia do të mbetet e dyta, nëse mposht Gjibraltarin në shtëpi. Kosova në rast të fitores ndaj Azerbajxhanit (nuk ka rëndësi rezultati), përfundon e treta, para Bjellorusisë, që do të kishte goldallim më të dobët.

Në këtë rast, në gjysmëfinale takohen: Vendi i parë (Gjeorgjia) ndaj vendit të katërt (Bjellorusisë), dhe vendi i dytë (Maqedonia) ndaj të tretit (Kosovës).

Nëse Gjeorgjia barazon me Kazakistanin dhe Kosova e Maqedonia fitojnë, atëherë Kosova do të priste Gjeorgjinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nëse Kosova barazon dhe Gjeorgjia e Maqedonia fitojnë, atëherë Kosova do të ishte mysafire e Gjeorgjisë.

Në gjysmëfinalet që luhen në mars të vitit të ardhshëm, zhvillohet vetëm një ndeshje. Vendi i parë dhe i dytë në tabelën që krijohet me skuadrat e para në Ligën C, luajnë ndeshjet si vendas. Finalja zhvillohet në qershor 2019, ndërsa për vendin ku luhet takimi, do të hedhet shorti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera