Sport

Kosova mposhtët nga Suedia në Doha të Katarit

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 12 January 2020

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me humbje vitin 2020.

‘Dardanët’ janë mposhtur nga Suedia me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Doha të Katarit, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin “Al Ahli Stadium”, kosovarët luajtën më mirë, duke pasur shumë raste shënimi, por pa arritur të gjejnë rrugën e golit.

Golin e vetëm në këtë takim për suedezët e shënoi Simon Hedlund në minutën e 75’ të ndeshjes.

Në këtë ndeshje luajtën edhe një numër i madh i futbollistëve që luajnë në Superligën e Kosovës.

Ky ishte një test i mirë i trajnerit Bernard Challandes për të parë nga afër cilësinë e lojtarëve që luajnë në elitën e futbollit kosovar./Gazeta inFokus/

Të tjera