Sport

Kosova mposhtë Gambinë, Hoxha heroi i ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 11 June 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mposhtur Gambinë me rezultat minimal 0-1, në takimin miqësor të zhvilluar në Turqi, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për “Dardanët” e ka realizuar sulmuesi i Ballkanit, Arbër Hoxha.

Hoxha shënoi në minutën e 80’ të ndeshjes pas një sllallomi individual.

Deri në fund Gambia u mundua ta barazonte rezultatin, madje edhe e humbi një penallti, ku Musa Barrow gjuajti jashtë portës në minutën e 83’.

Kosova edhe në këtë takim u paraqit më lojtarë të Superligës së Kosovës dhe futbollistë të rijnë që shihen me potencial për të ardhmen.

Kjo ishte përballja e fundit e “Dardanëve” për muajin qershor, ku arriti tri fitore dhe një humbje./Gazeta inFokus/

Të tjera