Kosova merr zyrtarisht kryesimin e CEFTA-s – këto janë prioritet e ministrit Hasani
Autori: Gazeta inFokus
15:27 | 24 January 2018
Kosova ka marrë sot zyrtarisht në Bruksel kryesimin e CEFTA-s, marrëveshje kjo më e rëndësishmja jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë, duke iu referuar kështu tregtisë së lirë në mes këtyre vendeve.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili do të jetë kryesues i CEFTA-s, me këtë rast ka thënë se Kosova do të luajë një rol konstruktiv gjatë kohës që do të udhëheqë me CEFTA-n.
Ministri Hasani ka deklaruar se rëndësi të veçantë do t’i kushtojë implementimit të marrëveshjeve të deritashme dhe se do të përkushtohen në jetësimin e marrëveshjeve që pritet të arrihen në të ardhmen.
“Si ministër i qeverisë së Kosovës dhe kryesues i CEFTA-s ne do të angazhohemi maksimalisht për të kryer obligimet tona, për të realizuar objektivat tona dhe më e rëndësishmja gjatë këtij kryesimi do të fokusohemi në implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe të marrëveshjeve që do të arrijmë në të ardhmen”, theksoi ministri Hasani.
Ai është shprehur se objektiv strategjik do të jetë krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale, me bazë të pajtueshmërisë me BE-në dhe marrëveshjen e CEFTA, për promovimin e investime përmes promovimit të tregtisë rajonale.
Ministri Hasani ka deklaruar se Kosova gjatë kryesimit të CEFTA-së do të ketë një qasje të bashkëpunimi duke mos neglizhuar asnjërën palë të përfshirë në këtë marrëveshje.
“Gjatë vitit 2018 qasja e Kosovës do të jetë proaktive dhe ne do të punojmë që të sjellim të gjitha palët në tavolinë dhe të marrim vendime që shkojnë në favor të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE-së si qëllim primar i vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Hasani.
Pas një hapi të tillë, të kësaj rëndësie për vendin tonë, në sferën e shkëmbit të mallrave dhe tregtisë së lirë me vendet pjesë të kësaj marrëveshjeje ministri Hasani i ka ftuar të gjitha palët për një bashkëpunim reciprok, pasi që kjo, siç ka thënë Hasani, shkon në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të këtyre vendeve.
Në kuadër të objektivit strategjik të lartpërmendur, kryesuesi i CEFTA-së për vitin 2018 do të ketë shtatë prioritete.
Prioriteti i parë do të jetë lehtësimi i tregtisë së lirë në mallra; prioriteti i dytë është harmonizimi i tregjeve të CEFTA-s me BE-në; prioriteti i tretë është krijimi i një rajoni të lirë nga barrierat jo-tarifore dhe zgjidhja e kontesteve tregtare; prioriteti i katër do të jetë lehtësimi i tregtisë së lirë në shërbime; prioriteti i pestë është lehtësimi i lëvizjes së lirë të ekspertëve dhe profesionistëve dhe punëtore të kualifikuar; prioriteti i gjashti është lëvizja e lirë e investimeve; ndërsa prioriteti i shtatë është forcimi institucional i Sekretariatit të CEFTAS-s.
Myriam Ferran nga Komisioni Evropian ka thënë se pret bashkëpunim konstruktiv me Kosovën. Ajo ka thënë se ky është një test i madh për Kosovën dhe se duhet të fokusohen drejt një të ardhme të përbashkët në BE.
Ndërsa, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, ka thënë se kryesimi i CEFTA-s është një rast i mirë për Kosovën. Ai ka thënë se ministri Hasani do të shtyjë përpara prioritetet e caktuara. Nikaj ka thënë se shpreson në bashkëpunimin të ndërsjellë të palëve.
Ndryshe Kosova është bërë pjesë e CEFTA-s në vitin 2006. Kjo është hera e dytë që Kosova merr kryesimin e CEFTA-s, kryesim i cili ndryshon çdo vit me rotacion.

T� tjera
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...
































