Lajme

Kosova merr pjesë në takimin me Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 25 May 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në takimin e 12-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Mehaj tha se pjesëmarrja e Kosovës në këtë grup tregon mbështetjen ndaj Ukrainës.

“Pjesëmarrja jonë aktive në UDCG tregon përkushtimin e palëkundur për gatishmërinë konkrete të Republikës së Kosovës për të mbështetur Ukrainën”, tha ai.

-Advertisement-

Kujtojmë se ky grup është udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Lloyd Austin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera