Sport

Kosova me progres të jashtëzakonshëm në ranglistën e UEFA-s

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 21 June 2019

Sukseset e futbollit të Kosovës çdo ditë e më shumë po e marrin vëmendjen e opinionit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë e më gjerë.

Paraqitjet dhe rezultatet e arritura nga Kombëtarja e Kosovës kanë bërë jehonë edhe në mediat më prestigjioze në botë, derisa seria prej 14 ndeshjeve pa humbje ka bërë që Kosova të vlerësohet si storie e suksesit.

Mirëpo, krahas sukseseve të Kombëtares A, edhe ekipet kombëtare të grupmoshave janë duke bërë paraqitje të mira, duke dëshmuar se futbolli i Kosovës është në rrugën e duhur.

-Advertisement-

Një gjë e tillë dëshmohet edhe me përparimin që Kosova ka bërë në ranglistën e UEFA-s sa i përket progresit të Federatave Kombëtare.

Në fakt, në kuadër të UEFA-s ekziston trofeu “Maurice Burlaz”, çmim që i jepet Federatës kombëtare që ka arritur rezultatet më të mira në garat e të rinjve të UEFA-s gjatë dy sezoneve të mëparshme për U17 dhe U19.

Ky trofe është emëruar sipas Maurice Burlaz, ish-nënkryetare e Komitetit Rinor të UEFA-s.

Në edicionin 2016/17 Kosova ishte në vendin e 55-të (të fundit në ranglistë), kurse tani është në vendin e 43-të, duke përparuar kësisoj për 12 pozita.

Në aspektin e përparimit Kosova është në vendin e 4-t prej Federatave që kanë përparuar më së shumti gjatë periudhës dyvjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera