Kosova me planin e reagimit për koronavirusin
Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 23 February 2020
Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve ngjitëse të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë, ka miratuar Planin e gatishmërisë dhe reagimit për Koronavirusin.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në këtë plan parashihen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivitete ndërsektoriale që kanë të bëjnë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut.
“Ky plan brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivite ndërsektoriale ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut; menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin; organizimin institucional; hulumtimin dhe reagimin; si dhe komunikimin (informimin) dhe komunikimin e rrezikut. Plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale: skenarin e lehtë dhe atë të ashpër “- njofton Ministria
e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë
Komiteti për Sëmundje ngjitëse ka përgatitur e miratuar Planin e gatishmërisë dhe reagimit për Coronavirus
Komiteti për Monitorim e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë i emëruar nga Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të premten Planin e gatishmërisë dhe regimit për Coronavirusin , Covid-19 (Verzioni 1.0), pjesë e të cilit janë edhe aktivitetet të cilat janë ndërmarrë këtyre ditëve me qëllim të përgatitjes për ballafaqim me raste eventuale të këtij virusi.
Ky plan brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivite ndërsektoriale ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut; menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin; organizimin institucional; hulumtimin dhe reagimin; si dhe komunikimin (informimin) dhe komunikimin e rrezikut.
Plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale: skenarin e lehtë dhe atë të ashpër.
Masat e ndërmarra deri më tani janë koordinuar me Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhe kanë marrë paraasysh dhe udhëzuesit e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse (ECDC) dhe deri tash janë duke u zhvilluar sipas Planit të gatishmërisë.
Ky plan gjithashtu detajon edhe mënyrat e menaxhimit klinik të rasteve, masat mbrojtëse për personelin shëndetësor, kapacitetet laboratorike dhe ato të trajtimit. ndërlidhjen midis niveleve të kujdesit shëndetësor me agjensionet dhe institucionet e tjera jashtë sektorit shëndetësor dhe shumë masa të tjera, të cilat mund të modifikohen varësisht prej zhvillimit të situatës në vend dhe në nivelil global lidhur me Covid-19.
Komiteti, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, do t’i kërkojë Qeverisë edhe ndërmarrjen e masave shtesë për krijimin e kapaciteteve (të identifikuara tashmë) për aplikimin e masave spcifike si karantina në rast nevoje.
Në procesin e zbatimit të Planit të gatishmërisë dhe reagimit janë të përfshirë:
Ministria e Shëndetësisë (MSh);
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK);
Qendra Klinike Universitare – Klinika Infektive dhe Qendra Emergjente (QKUK/KI, QE);
Spitalet rajonale
Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME);
Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM);
Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AUV);
Forca e Sigurisë së Kosovës – Ministria e Mbrojtes (FSK, MM);
Policia e Kosovës (PK);
Inspektoriati Shëndetësor dhe ai Sanitar;
Drejtoritë Komunale të Shëndetësisë;
Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF);
Qendrat sentinel për rastet me grip (ILI), ARI dhe SARI dhe Coronavirusin e ri COVID-19.
Gjithashtu, varësisht nga burimi dhe rruga e përhapjes së infeksionit, në proces përfshihen edhe institucione tjera:
Shërbimet veterinere komunale;
Institucionet dhe organizmat të identifikuar nga Qeveria;
Partnerët tjerë relevantë.
Komitetit për Sëmundje ngjitëse, bën të ditur se për momentin në Kosovë nuk ka raste me coronavirus, dhe tash për tash, po punohet në baza ditore për komunikimin e rrezikut dhe informimin e popullatës, megjithëse vërehet, se në mungesë informacioni, ka edhe individë të ndryshëm që ndonjëherë, ndoshta pa qëllim, shkaktojnë konfuzion e panikë me gjysëminformata rreth trajtimit të kësaj çështje në Kosovë.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...