Kosova me plan për t’i kthyer ata që luftuan në Siri dhe Irak
Autori: Gazeta inFokus
19:07 | 20 September 2018
Rreth 200 qytetarë të Kosovës, vazhdojnë të jenë në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, duke përshirë edhe shumë fëmijë të lindur atje.
Këto dhe gjetje të tjera, që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe luftën kundër këtij problemi global, janë pasqyruar në Raportin e vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, për terrorizmin në botë në vitin 2017.
Aty thuhet, po ashtu, se Kosova vazhdoi t’i kundërvihet kërcënimit gjithnjë në rritje të terrorizmit. Në raport thuhet se rreth 403 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik apo Frontit al-Nusra, prej të cilëve rreth 74 kanë vdekur, ndërsa rreth 196 mbeten në këto zona konflikti.
Për kthimin e tyre në Kosovë, Qeveria ka një plan, mirëpo nuk dihet se kur ata do të mund të kthehen në vendlindje.
Lulzim Fushtica, koordinator nacional në Kryeministri për Strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë ata që kanë kryer krime në këto zona të luftës, do të përballen me drejtësinë.
“Ne kemi planin për kthimin e personave që gjenden në zonat e luftës. Kosova mbetet e hapur që të gjithë qytetarët e saj të kthehen në Republikën e Kosovës. Mirëpo, të gjithë ata që në mënyrë direkte apo indirekte, kanë qenë pjesë e organizatave terroriste ose kanë bërë ndonjë krim, do të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, thotë Fushtica.
Ai shton se Kosova dhe asnjë shtet tjetër nuk është imun nga ekstremizmi i dhunshëm.
“Asnjë shtet nuk është imun nga kjo dukuri globale, mirëpo nuk mund të them që Kosova është e rrezikuar nga ekstremizmi fetar. Ne kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Bashkësinë Islame të Kosovës, por edhe me të gjitha bashkësitë tjera fetare në Republikën e Kosovës. Janë pjesë e përpjekjeve dhe punës sonë të përditshme”, thekson Fushtica.
DASH: Veriu i Kosovës ende me probleme
Në raport pasqyrohet edhe gjendja e sigurisë në veri të Kosovës. Sipas të gjeturave të raportit, situata në veri ka vazhduar të kufizojë aftësinë e Qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj në atë pjesë të vendit, megjithëse Ekzekutivi ka integruar me sukses gjyqtarët, prokurorët dhe stafin serb në institucionet gjyqësore të Kosovës në tetor, duke zgjeruar autoritetin gjyqësor të vendit dhe qasjen në drejtësi për qytetarët.
Mirëpo, analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se veriu ka pasur probleme në vazhdimësi sa i përket integrimit të institucioneve të drejtësisë. Sipas tij, ka pasur një zvarritje të pashpjegueshme edhe pas marrëveshjes në Bruksel.
Mushkolaj thotë se situata aktuale politike në Kosovë rreth ndryshimit të kufijve, e përmendur së fundi, mund të ndikojë negativisht.
“Pavarësisht se ka pasur përpjekje dhe përparime jo të mëdha, por mbase solide në drejtim të përmirësimit të gjendjes në veri, megjithatë deklaratat e fundit dhe idetë e fundit, qoftë për të ashtuquajturin korrigjim të kufirit, qoftë për shkëmbim të territoreve, mund të ndikojnë negativisht dhe kjo na kthen mbrapa. Kjo do të ndikojë direkt edhe në jetën e qytetarëve”, thotë Imer Mushkolaj.
Pjesë e këtij raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit, janë edhe shtetet fqinje të Kosovës. Shqipëria, sipas tij këtij raporti, thuhet se gjatë vitit 2017, ishte një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve kundër terrorizmit dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Koalicionin global për të mposhtur grupin militant, Shteti Islamik.
Aty thuhet se Shqipëria, dënon veprimet terroriste, financimin e terrorizmit, kryerjen e transaksioneve me persona që janë në listat e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve për kryerjen e veprave terroriste, nxitjen e akteve terroriste dhe krijimin apo pjesëmarrjen në organizata terroriste.
Ndërkaq, Maqedonia, sipas këtij raporti, e cila është anëtare e Koalicionit global për të mposhtur grupin militant, Shteti Islamik, po bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përpjekjet antiterroriste.
Edhe Kosova është anëtare e Koalicionit global për të mposhtur grupin militant, Shteti Islamik, dhe ka ndarë 100 mijë euro në mbështetje të këtij koalicioni.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...


































