Sport

Kosova më mirë se Gjermania, Anglia, Belgjika, Brazili e Spanja

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 14 October 2018

Shumë kritika pas barazimit me Ishujt Faroe janë bërë për kombëtaren e Kosovës.

Natyrisht nuk kemi shumë ‘kaçik’ dhe nuk jemi një top kombëtare, por statistikat na tregojnë se as kombëtare modeste më nuk jemi.

Që nga ardhja e trajnerit, Bernard Challandes, loja e Kosovës ka ndryshuar dhe rezultatet nuk kanë munguar, pavarësisht se nuk kemi luajtur me skuadra shumë të forta.

-Advertisement-

Nuk njohim humbje në shtatë ndeshjet e fundit dhe në këto duele kemi pësuar vetëm dy gola, gjë që tregon se jemi përmirësuar shumë dhe jemi rritur mjaft si skuadër.

Lojtarët po komponohen dhe loja është shumë më e mirë – pavarësisht se duhet të përmirësohemi paksa në ndeshjet kur jemi mysafirë.

Kur shohim statistikat, atëherë mund të zbulojmë se Kosova ka kaluar më shumë ditë pa humbje se disa super kombëtare.

Kosova ka 370 ditë, apo 1 vit pa humbje.

Argjentina ka 106 ditë pa humbje, Spanja 105, Brazili 100, Belgjika 96, Anglia 36, kurse Gjermania vetëm një ditë.

Kritikat duhet të ekzistojnë gjithmonë – por kombëtarja po rritet dhe kjo po dëshmohet. Jemi pranuar qe 2 vite në UEFA dhe FIFA, por jemi rritur shumë për këto vite.

Një popull i vogël – por që jeton për sportin e futbollit, të presim dhe pak dhe të shohim që vlejmë shumë më shumë se kaq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera