Lajme

Kosova mbushet me emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme

Autori: Leoreta Abazi 13:46 | 20 November 2020

Kohëve të fundit në rrugët e qyteteve të Kosovës mund të shohim një numër të madh të shtetasve të huaj.

Vetëm këtë vit në Kosovë kanë kërkuar azil hiq më pak se 1,066 persona, nga shtete të ndryshme, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, azil kërkuesit janë kryesisht shtetas të vendeve të Lindjes së Mesme.

-Advertisement-

“Azil kërkuesit janë nga : Siria, Afganistani, Iraki, Palestina, Maroko, Libia, Irani, Pakistani”, kanë thënë nga MPB për Gazetën inFokus.

Në dhjetë vitet e fundit në Kosovë kanë kërkuar azil 4,966 persona.

Ndërsa në vitin 2019 në qendrën e azil kërkuesve kanë plotësuar aplikacionin 2,081 shtetas të huaj, shkruan Gazeta inFokus.

Gjithashtu shumë emigrantë  Kosova shfrytëzohet vetëm si vend transit, e destinacion kanë shtetet e BE-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera