Kosova mbulon mbi 60% të nevojave me grurë
Autori: Agnesa Çitaku 17:10 | 20 November 2018
Fermerët kosovarë me prodhimet e tyre mbulojnë mbi 60% të nevojave me grurë.
Kështu kanë thënë për Gazetën inFokus nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Isuf Cikaqi, drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në MBPZHR ka thënë se këtë vit janë prodhuar mbi 250 mijë tonë grurë
“Duke pasur parasysh sipërfaqen e përgjithshme me kulturën e grurit që është korrur këtë vit, 73,736.02 ha dhe rendimentin mesatar prej 3,534.5 kg/ha, Kosova këtë vit ka prodhuar rreth 256,234.8 ton grurë. Me sasinë e grurit të prodhuar këtë vit (256,234.8 ton) Kosova arrin që t’i plotësoj kërkesat e saj me grurë 62.49%”, ka thënë ai.
Ndërsa gjatë këtij viti janë planifikuar të mbillen rreth 75000 hektarë.
“Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, sivjet është planifikuar që vetëm me kulturën e grurit të mbillen rreth 75000 hektarë. Deri më tani, për shkak të kushteve klimatike jo të favorshme që kanë përfshirë vendin tonë, pra mungesa e reshjeve të shiut e ka pamundësuar përgatitjen e tokës për realizmin e mbjelljeve në tërësi, duke bërë që deri më tani të mbillet vetëm rreth 10 për qind e sipërfaqes së planifikuar”, ka shtuar Cikaqi.
Sipas tij vitin e kaluar në vend janë mbjellur 74313.3 hektarë gruri ndërsa në vitin 2016 ishte 71937.2 hektarë.
E sipërfaqe më e madhe me grurë në Kosovë ishte mbjelle në 2016-en, saktësisht 84572.4 hektarë.
Ndryshe rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB), 2016 tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e tokës bujqësore është 512,000 hektarë dhe gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore në vitin 2016 ishte 415,826 hektarë.
E numri i kosovarëve që merren me bujqësi bazuar në të dhënat e regjistrimit të bujqësisë është 362.700 persona.
Vendoja e taksës rriti çmimet
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës tregtare prej 10% për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bonja e Hercegovina u prit mirë nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës.
Por vetëm pak ditë më vone çmimet kanë filluar të rriten.
Fillimisht çmimi i bukës për 10 cent dhe çmimi i miellit u ngritën në Prizren.
Pas saj të njëjtin vendim është marrë pothuajse në të gjithë qytete e Kosovës e para pak minutash edhe në kryeqytet.
Në maj të këtij viti Gazeta inFokus kishte raportuar për rritjen e varshmërisë së Kosovës për grurin e prodhuar në Serbi.
Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregtisë në Ministrinë e Bujqësisë, Isuf Cikaqit kishe thënë se krahasuar me 5 vitet e fundit në vitin 2013 ka pasur më së shumti hektarë të mbjellë me grurë.
Në atë vit fermerët kosovarë kishin mbjellë 85,000 ha. Ndërsa në 2014-en kishte rënë sasia e mbjellë në 84,000 ha./Gazeta inFokus
Lexo edhe: Alarmante| Kosovarët po e përbuzin tokën e bukës
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...