Lajme

Kosova mbetet e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 25 Janar 2018

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Në këtë takim, të dy ministrat u zotuan se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e pa kompromis në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë këtij takimi u konfirmua se Kosova si anëtare e koalicionit anti-ISIS do të vazhdojë të japë kontributin e saj në të gjitha format me qëllim të pengimit të shtrirjes së kësaj dukurie e cila cenon sigurinë globale.

-Advertisement-

“Është më se e qartë se luftimi i terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit i cili shpie në terrorizëm, kërkon bashkërendim të aktiviteteve dhe koordinim të ngushtë të të gjithë akterëve institucional dhe jo-qeveritar si dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, tha ministri Sefaj.

Sefaj theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një shteti, shoqërie të fortë dhe të qëndrueshme në luftë kundër këtyre dukurive.

Gjithashtu, në këtë takim të dy ministrat biseduan edhe për trajtimin dhe ri-integrimin e shtetasve kosovarë që ishin pjesëmarrës në konfliktet e armatosura jashtë vendit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy