Lajme

Kosova mbështet Ukrainën, Zemaj: Vendi jonë partnere e fuqishme për paqen!

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 12 October 2022

Ambasadori përfaqësues i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, njofton për takimin e mbajtur në selinë e NATO-s të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) të organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.

Zemaj thotë se delegacioni i Kosovës shprehi mbështetjen për Ukrainën, raporton Indeksonline.

“Morën pjesë në takimin e sotëm, për të shprehur edhe njehërë mbështetjen konkrete të vendit tonë për Ukrainën dhe për të dëshmuar se Republika e Kosovës e rreshtuar së bashku me aleatët është partnere e fuqishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon por edhe në botë”.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Sot në selinë e NATO-s, në nivel të Ministrave të Mbrojtjës është mbajtur takimi i radhës i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) të organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , z. Lloyd J. Austin III.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga zv.Komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor Enver Cikaqi, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjës, Kol.Hasan Hoxha, si dhe Ambasadori Astrit Zemaj, Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO, morën pjesë në takimin e sotëm, për të shprehur edhe njehërë mbështetjen konkrete të vendit tonë për Ukrainën dhe për të dëshmuar se Republika e Kosovës e rreshtuar së bashku me aleatët është partnere e fuqishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon por edhe në botë.

Në takimin e sotëm të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, përpos delegacioneve nga përmbi 50 vende, si dhe drejtueseve dhe strukturave të larta të NATO-s,,morri pjesë edhe delegacioni nga Ukraina, i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjës Oleksii Reznikov.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera