Kosova, Maqedonia e Veriut apo Bosnja, cila është “kutia e Pandorës” në Ballkan?
Autori: Gazeta inFokus
09:55 | 07 November 2021
Analisti, Enver Bytyçi, në një intervistë për Rtv Ora thotë se Serbia në Bosnje Hercegovinë nuk ka interesa jetike që të shkëputet Republika Sërpska për shkak se është një entitet shtetëror brenda federatës dhe Serbia mund të presë kohë shumë më të mira që ajo të krijonte një situatë të tillë për të realizuar bashkimin e serbëve brenda një shteti kombëtar të Serbisë.
Nga ana tjetër, thotë Bytyçi, Maqedonia e Veriut është një nyje shumë e fuqishme, të cilën Serbia nuk mund ta prekë me forcë. Sipas tij, presioni në Bosnje bëhet me qëllim që të detyrohet bashkësia ndërkombëtare të bëjë lëshime në Mal të Zi dhe Kosovë.
Bytyçi: Në Kosovë të ndahet territori i Kosovës, të shkëmbehen territoret, të lëvizin kufjtë.
Ndërsa Mali i Zi ti bashkohet si një shtet federal Serbisë dhe të krijohet një mini-Jugosllavi fillimisht me Malin e Zi dhe Serbinë, më pas nëse do të ketë të tjerë kryeministra Shqipëria si Edi Rama dhe Maqedonia e Veriut si Zoran Zaev do ti bashkohen kësaj Jugosllavie.
Në gjykimin e tij, atje ku thirret se po plas “bomba” ka shumë mundësi që të mos plasë në vendin ku është tërhequr vëmendja dhe të plasë diku tjetër, shkruan Oranews.
Bytyçi: Kosova duhet të jetë shumë vigjilente.
Ajo që po ndodh me Open Ballkan ku Rama është një mbrojtës aktiv, i jashtëzakonshëm i interesave të Serbisë në rajon, një luftëtar i paepur për ta denigruar, për ta izoluar, për ta zhbërë shtetin e Kosovës, është një premisë negative për Kosovën dhe shqiptarët.
Por mendoj se Kosova i ka mundësitë, aftësitë, potencialin e saj që ta përballojë këtë vështirësi dhe ta kapërcejë këtë situatë ku ka hyrë jo vetëm për shkak të Vuçiç por edhe ndihmës që i jep kryeministri i Shqipërisë.>
Analisti Abdylvehap Ejupi, thotë se kriza në Bosnje e ka pikënisjen që në 2006 me ardhjen e Dodik.
Emini: Sa i përket çështjes së Bosnjes ka qenë në epiqendër të mediave ndërkombëtare javët e fundit.
Kriza në Bosnje ka nisur që me ardhjen Millorad Dodik në krye në 2006, një lider që haptazi ka bërë thirrje për ndarje nga Bosnja dhe bashkim me Serbinë.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































