Sport

Kosova luan miqësore me Bullgarinë

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 10 December 2017
Pasi që arriti kualifikimin në rrethin elitë, Kosova U-19 është duke menduar seriozisht përgatitjen për garat e këtij rrethi.
Kosova është në grup me Portugalinë si nikoqire, Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë.

Këto ndeshje janë paraparë të zhvillohen prej 21 deri më 27 mars, 2018 në Portugali.

Së këndejmi në kuadër të përgatitjeve për këtë rreth të garave ditë më parë drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare, Artan Govori është takuar me Nikolay Lavchiev nga Departamenti për marrëdhënie ndërkombëtare i Federatës së Futbollit të Bullgarisë.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim të ndërsjellë dhe u arrit pajtueshmëri që Kosova U-19 t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore që shërbejnë edhe si test, me Kombëtaren U-19 të Bullgarisë më 19 e 22 shkurt, 2018 në Bullgari.

-Advertisement-

Po ashtu në një kohë tjetër të përshtatshme do të kemi edhe ndeshje kthyese në Kosovë.

Këto ndeshje do ta ndihmojnë shumë Kosovën U-19 që të përgatitet sa më mirë për rrethin elitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera