Kosova lë pacientët pa trajtim shëndetësor – nuk shlyen borxhet milionëshe ndaj spitaleve private

Autori: Gazeta inFokus
17:26 | 20 July 2022
Ministria e Shëndetësisë, përveç milionave që ua ka borxh spitaleve turke ku trajtohen pacientë kosovarë, nuk i ka shlyer as detyrimet në shifra më të ulëta që i ka ndaj spitaleve private në Kosovë e Shqipëri. Qindra mijëra pacientë nga Kosova janë trajtuar në Tiranë dhe Prishtinë në këto spitale, kurse Shteti i Kosovës nuk i ka rimbursuar ato. American Hospital Group, pasi ka skaduar secili afat për pagesa për shërbimet e ofruara ndaj pacientëve, u është drejtuar me kërkesa Ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi dhe Drejtor i Fondit te Sigurimeve Shëndetësore Fatmir Plakiqi me kërkesën që t’i procesojnë pagesat. Në të kundërtën, spitali thotë se nuk do të pranojë më pacientë që dërgohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.
Javë më parë, Ministri Rifat Latifi ia kishte bërë më dije shefit të tij Albin Kurtit dhe opinionit se borxhi i akumuluar ndaj spitaleve në Turqi, ku shkojnë të trajtohen pacientë nga Kosova, është të paktën 13 milionë euro. Latifi kishte thënë se janë zotuar t’ia paguajnë ato para turqëve sa më parë. Kjo urgjencë, ndoshta ndërlidhej me paralajmërimet se nga shteti turk do të mund të vinte ndonjë padi ndaj ministrisë për t’i nxjerrë ato para, dhe nëse kjo do të ndodhte, Kosovës do t’i dyfishohej borxhi.
“Sipas një shifre ne i kemi të paktën 13 milionë euro borxh (spitaleve turke) që i dimë dhe jemi zotuar për t’i paguar ato, por ky numër është më i madh sepse kemi plotë pacientë që kanë shkuar për trajtim që nuk kemi marrë llogaritë prej tyre. Është numër substancial”, ka thënë Latifi.
Federata Sindikale e Shëndetësisë si duket i kishte “frikësuar” pak institucionet. Kreu i saj, Blerim Syla, kishte paralajmëruar se Kosova rrezikohet nga ndonjë padi nga institucionet e Turqisë.
“Jo absolut nuk mund të ndikojë në prishje të raporteve mes shteteve, sepse këto borxhe kanë me u paguar, duam apo nuk duam ne, por e keqja është se ka me u dëmtuar buxheti jonë, për shkak se këto borxhe janë të mundshme me shkuar deri tek përmbarimet, duke pas parasysh që marrëdhëniet ndërkombëtare mes Kosovës dhe Turqisë janë bilaterale dhe munden me hy në funksion edhe avokatët e tyre”, thotë ai.
Më vonë shifra e borxheve kishte “lëvizur” dhe sipas vetë Latifit tashmë askush nuk e di sa është borxhi.
“Unë e kam përshtypjen se askush nuk po e di sa kemi borxh. Herë më thuhet se i kemi borxh 25 milionë, herë 28, herë 13”, kishte thënë Latifi gjatë një përballjeje me depuetët në Komision Parlamentar.
Derisa Latifi u zotua se kuleta e shtetit do të hapet për t’i paguar spitalet turke, një urgjencë të tillë Ministria nuk po e shfaq ndaj institucioneve shëndetësore private në Kosovë dhe Shqipëri me të cilat ka bashkëpunim dhe u ka borxh.
Atje kanë gjetur shërim qindra mijëra pacientë, e detyrimet ndaj tyre Fondi dhe Ministria nuk i kanë shlyer deri më tash.
Një nga institucionet shëndetësore ndaj te cilave Fondi ka detyrime te papaguara prej vitesh është edhe spitali më i madh privat në Shqipëri dhe Kosovës, “American Hospital Gruop”, i cili që nga themelimi ka pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm duke ofruar në mënyrë të përhershme trajtim për të gjithë pacientët kosovarë.
Shuma që shteti duhej t’ia paguaj American Hospital Kosovo deri me 30 Qershor 2022, është në vlerë 719,128.99 EUR .
Siç merr vesh Express ky institucion në Kosovë në muajin nëntor 2021 ka përfunduar edhe barazimet me Fondin për periudhën e viteve 2013-2022, por nuk është riimbursuar asnjë cent nga shteti për shërbimet e ofruara.
Ndërkohë, borxhi i akumuluar ndaj American Hospital me lokacion në Republikën e Shqipërisë me vlerë mbi 2.5 milionë euro.
Gazeta merr vesh se pasi janë tejkaluar te gjitha afatet procedurale mbi ekzekutimin e obligimeve qe ka Fondi ndaj Grupit te Spitaleve Amerikan, në muajin mars ky Grup i është drejtuar më kërkesë Ministrit Rifat Latifi dhe Drejtorit të Fondit te Sigurimeve Shëndetësore Fatmir Plakiqi që të finalizojnë procedurën administrative siç obligohet me dispozitat ligjore ne fuqi, me nxjerrjen e Vendimeve për procesimin e pagesave sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Express merr vesh se vonesat për shlyerjen e këtyre borxheve po shkaktohen si pasojë e mungesës së nxjerrjes së vendimit nga ana e Bordit, pra mos finalizimit te procedurës administrative e cila zakonisht trajtohet si çështje urgjente dhe është kusht për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike.
Të tjera
-
Mustafa për Qeverinë Kurti: S’dallon shumë prej rusëve sa i përket dhunës, duan të themelojnë ushtri paralele
Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është deklaruar se...
-
Moska thotë se Kievi ka pezulluar qarkullimin e naftës ruse në Evropë
Ukraina ka pezulluar rrjedhat e naftës ruse në tre vende evropiane që nga 4 g...
-
Sindikata e Policisë: IPK arrestoi policë pa siguruar prova
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për arrestimet e zyrtarëve policor...
-
Policia gjobit dy shoferë për përdorim të alkoolit në Ferizaj
Dy shoferë u gjobitën sot në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, të cilët s...
-
Hyn në fuqi rregullorja e Kuvendit, Kurti: U kalua testi i demokracisë
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të martën se “Kuvendi i Kosovës...
-
VV tregoi çfarë financuan, Valon Syla del me një listë të veten
Analisti Valon Syla ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti, duke thënë se Kurti ...
-
Haradinaj takon ambasadoren e Izraelit: Njohja nga ky shtet e ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritu...
-
Ministria e Financave tregon se deri kur pensionistët mund të paraqiten për verifikim
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesi...
-
Kapen 27 kg drogë në Prishtinë, arrestohet një person
Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me...
-
“Paranojak e intaçor”, Memli Krasniqi shpërthen ndaj Kurtit: I ka bllokuar gjitha projektet për qytetarët e flet për luftë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryemin...
-
Kamionët e kujt janë përdorur për barrikada në veri të Kosovës?
Në mesin e makinerive të rënda, me të cilat serbët në veri të Kosovës ngritën...
-
Nxito dhe abonohu! Loja shpërblyese nga Nimi TV vazhdon! Me 10 Gusht ne Klan Kosova shpallja e fituesit të dytë !
Loja shpërblyese e Nimi TV e udhëhequr nga prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea...