Lajme

Kosova larg më e dobët në PISA se vendet e rajonit

Autori: Halil Berisha 11:57 | 03 December 2019

Më poshtë e më keq se Kosova janë veç dy vende.

Filipinet e Republika Domenikane, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë formë në rezultatet e tesit të PISA-s, e cila po e tregon gjendjet e tmerrshme të arsimit në Kosovë, tregon që edhe vendet e rajonit janë shumë më mirë se Kosova.

-Advertisement-

Serbia, është 30 pozita më lartë, shkruan gazeta inFokus.

8 vende më lartë se Kosova është Maqedonia e Veriut, apo në vendin e 67.

Në vendin e 62-të është Bosnja e Hercegovina ndërsa në vendin e 61-të është Shqipëria.

Shteti shqiptar ka marrë në lexim 405 pikë apo 52 më shumë se Kosova, shkruan gazeta inFokus.

Në matematikë Shqipëria ka 437 pikë në krahasim me Kosovën që ka 366.

Ndërsa në shkencë, nxënësit 15-vjeçar të Shqipërisë kanë marrë 417 pikë, apo 52 më shumë se sa Kosova./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera