Rozë

Kosova i kërkon Zvicrës ekstradimin e një biznesmeni

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 27 July 2017

Autoritetet kosovare i kanë bërë kërkesë Zvicrës në muajin qershor për ekstradim në Kosovë të një biznesmeni.

Ai është arrestuar nga fundi i qershorit në vilën e tij në Hergiswil dhe po mbahet në burg për hetime

Ai jeton prej 27 vitesh në Zvicër, ka një kompani të madhe të patundshmërive dhe konsiderohet si njëri ndër më të fuqishmit sa i përket degës së tij, në gjithë Zvicrën qendrore. Por, ndaj kosovarit, baba i pesë fëmijëve në Kosovë është ngritur një padi për veprën penale nxitje për vrasje, thotë për Luzerner Zeitung zëdhënësja e Departamentit Federal për Drejtësi dhe Polici (EJPD), Ingrid Ryser.

-Advertisement-

Por, me rastin e marrjes në pyetje nga Prokuroria Publike e kantonit Nidwalden, ai ka kundërshtuar kthimin, transmeton Albinfo.ch.

Ajo që dihet, është se biznesmeni së bashku me të shoqen nuk ka qenë gjithmonë korrekt në udhëheqjen e biznesit. Në shkurt të vitit 2015 të dy ishin dënuar nga Gjykata e Qarkut në Aarau për mashtrim të shumëfishtë. Buri qe dënuar me burg 13 muaj me kusht dhe gjobë prej 8000 frangash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera