Lajme

Kosova kërkon mbështetjen e BE-së për Qendrën Kombëtare për Hulumtim dhe Zhvillim

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 26 August 2018

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, deklaroi gjatë punimeve të Forumit Evropian Alpbach se ministria që drejton është duke punuar intensivisht për zhvillimin e Qendrës Kombëtare për Hulumtim dhe Zhvillim.

Në një bashkëbisedim me pjesëmarrësit e këtij Forumi gjatë ditës së sotme me temën: ‘Si mundet inovacioni dhe rinia të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit”, Lluka tha se në kuadër të Agjendës Digjitale të BE-së për Ballkanin Perëndimor ndër të tjera parashihet themelimi i qendrave kombëtare për hulumtim dhe zhvillim, qendra të cilat drejtpërdrejt do të ndikonin në thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lluka u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kushtëzuara në zhvillimin e projekteve të përbashkëta edhe për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, në këtë drejtim, ai kërkoi nga BE-ja që projektet e tilla të mbështeten financiarisht.

-Advertisement-

Ai shtoi se ministria që drejton është duke zhvilluar projektin për digjitalizimin e ekonomisë dhe përmirësimin e infrastrukturës, projekt i cili e bënë Kosovën vend atraktiv për investime dhe zhvillim, transmeton kp.

Sipas tij e kaluara e dhimbshme e vendeve të Ballkanit mund të tejkalohet vetëm me zhvillim ekonomik, ndërsa potencoi se Kosova ka për qëllim anëtarësimin sa më të shpejt të saj në Bashkimin Evropian, për çka po punohet në adresimin dhe plotësimin e të gjitha standardeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera