Lajme

Kosova ka ndihmuar më së shumti Shqipërinë në krahasim me kapacitetin që ka

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 19 February 2020

Bisnik Bislimi, Ministri i Financave, gjatë mbledhjes së qeverisë ka raportuar se në Konferencën e mbajtur në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë pas dëmeve nga tërmeti, ka ndarë edhe 200 mijë euro të tjera.

Përveç 500 mijë euro të cilat u ndanë menjëherë pas tërmetit shuma e përgjithshme e ndihmës së Kosovës për Shqipërinë shkon në 7 mijë euro.

E përveç kësaj shume të ndarë nga qeveria kishte edhe shumë biznese dhe njerëz të cilët ndihmuan vullnetarisht.

-Advertisement-

Ministri ka thënë se ndarja e 700 mijë eurove nga Qeveria, ndihma me FSK’në, Policinë, zjarrfikësit e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë të shtetit, si dhe ndihmat e qytetarëve dhe bizneseve që i kanë bërë për të prekurit nga tërmeti, del që Kosova është kontribuuesja më e madhe për Shqipërinë, në raport me kapacitetin qe e ka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera