Kosova ka marrë masa kundër koronavirusit, ekipet e mjekëve janë në aeroport

Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 24 January 2020
Virusi vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Azinë mund të përhapet edhe në Kosovë, në rast të kontaktit me personat që vijnë nga vendet e prekura.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga ky virus në vend.
Në Aeroportin “Adem Jashari”, tashmë janë ekipet mjekësore që po e mbikëqyrin situatën në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka rekomanduar te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe punëtorët shëndetësor që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.
“Mundësia e përhapjes së këtij virusi ekziston në çdo vend, në rast të kontaktit me burimin e infeksionit siç janë personat që vijnë nga vendet e prekura me këtë virus. IKShPK është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një koronavirus i ri i identifikuar për herë të parë në Ëuhan, Provinca Hubei, Kinë IKShPK/ Departamenti i Epidemiologjisë bënë mbikëqyrjen e rasteve gjatë tërë vitit, dhe përcjell situatën epidemiologjike”, thuhet në komunikatë.
Ky institut apelon që çdo rast i dyshimtë i sëmundjes të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet tjera shëndetësore publike dhe private, brenda 24 orëve në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe IKShPK.
Deklarojnë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga ky virus në vend, por se ekipet mjekësore po e mbikqyrin situatën në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.
“Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” është ekipi mjekësor, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse. Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit”, njofton IKSHP’ja.
Më poshtë gjeni masat parandaluese
Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes.
Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
Personat të cilët kanë qenë në provincën Ëuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...