Lajme

Kosova ka 1.586,659 banorë rezidentë

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 12 July 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

Drejtori ekzekutiv, i ASK-së, Avni Kastrati në konferencën që u mbajt sot deklaroi se regjistrimi ka qenë gjashtë javë, por që ishte shtyrë edhe për një javë, duke shtuar se procesi i regjistrimit ka qenë në mënyrë digjitale.

Kastrati po ashtu njoftoi se regjistrimi i diasporës po vazhdon, derisa bëri thirrje për regjistrim.

-Advertisement-

“Të dhënat paraprake publikohen disa muaj pas regjistrimit të popullsisë, ne jemi shumë shpejt me këto të dhëna. Rezultatet përfundimtare do t’i shpallim në fund të vitit. Numri i popullsisë i regjistruar në Kosovë, ku nuk përfshihet diaspora 1,586,659 banorë banorë”, tha ai.

Kastrati tha se komunat veriore kanë bojkotuar votimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!

Të tjera