Sport

Kosova- Irlanda e Veriut, ky është rezultati final i takimit

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 06 October 2018

Përfaqësuesja U19 – femrat ka barazuar 0:0 në duel me Irlandën e Veriut, në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin “Skocia 2019”, shkruan GazetainFokus.

Vashat tona në këtë ndeshje treguan karakter dhe moral të lartë dhe me angazhim maksimal dëshmuan se kanë cilësi për t’u përballur me dinjitet edhe me rivale të tilla si irlandezoverioret, të cilat në ndeshjen e parë e kishin mposhtur Estoninë, 7:1.

Madje, të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit patën mundësi që nga kjo ndeshje të dalin edhe me pikë të plota, pasi patën dy mundësi tepër të mira për të shënuar.

-Advertisement-

Ky barazim i jep shpresa Kombëtares tonë për kualifikim në rrethin elitë, duke pasur parasysh faktin se në ndeshjen e fundit luan kundër Estonisë, e cila pësoi humbje nga Gjermania 21:0, derisa Irlanda e Veriut luan kundër Gjermanisë, e cila është favorite absolute. Kosova me fitore mund të kualifikohet nga pozita e dytë, por ekziston edhe një mundësi që këtë ta arrijë nga pozita e tretë, por këtu gjithçka varet edhe nga renditja e grupeve tjera. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera