Lajme

Kosova i shpallë luftë ekonomike Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 21 November 2018

Nga sot taksë prej 100% do të kenë të gjitha produktet që do të importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja.

Këtë propozim i cili kaloi në mbledhjen e qeverisë e dha ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Nga sot t’i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja”, tha Shala.

-Advertisement-

Ministri gjithashtu ka kërkuar edhe largimin e të gjitha produkteve nga tregu kosovar, në të cilat shkruhet “Kosova e Metohija”.

Këtë gjë e përkrahu edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili theksoi se marrëveshja e CEFTA-së nuk ka funksionuar mes Kosovës e Serbisë. Unë e përkrah propozimin tuaj”, ka deklaruar Haradinaj.

Ka pak javë që Kosovë kishte vendosur taksë prej 10% për produktet që futen në vend nga Serbia e Bosnja. Megjithatë, pas vendimit të ri kjo taksë është bërë në 100%. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera