Sport

Kosova i mbyllë kualifikimet për Kupën e Botës me barazim ndaj Greqisë

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 14 November 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ kanë luajtur baras 1-1 me Greqinë, në takimin e vlefshëm për xhiron e fundit të Grupit B.

Në duelin e zhvilluar në “Olympic Stadium of Athens Spiros Louis” në Athinë, golin për grekët e realizoi Georgios Masouras në minutën e 44’, kurse golin për ‘Dardanët’ e shënoi Amir Rrahmani.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi, Kosova ka përfunduar e fundit me vetëm 5 pikë, kurse Greqia e treta me 10 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera