Lajme

Kosova i dorëzoi komentet mbi planin e sekuencimit

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 19 July 2024

Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar në Bruksel komentet mbi dokumentin e planit të sekuencimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, tha për RTKlive se Qeveria e Kosovës i ka dërguar komentet e saj në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje lidhur me dialogun tha se në vend që të kemi kërkesa për zbatim të marrëveshjes, duhet të kemi respektim të saj, ngase, sikundër tha ai, nuk do të mund të kemi zbatim të vërtetë e as të qëndrueshëm, nëse nuk do të kemi respektim të sinqertë e serioz të marrëveshjes.

-Advertisement-

Tutje Kurti bëri të ditur se Serbia ka shkelur marrëveshjen siç u shpreh ai, për çdo javë, prej se është pranuar në shkurtin, përkatësisht në marsin e vitit të kaluar, duke kulmuar me atë letrën e Bernabiqit, atë kohë kryeministre e Serbisë, në mes të muajit dhjetor drejtuar shteteve anëtare të BE-së, ku thuhej se Serbia nuk vjen në konsiderim pavarësia për Kosovën, ulësja në OKB dhe integriteti territorial i Kosovës etj.

“Pra ne insistojmë në respektim të marrëveshje dhe zbatim të saj dhe për këtë gjë nevojitet nënshkrimi, sepse do të ishte garanci e sinqeritetit, serioziteti, e mirëbesimit për zbatim të marrëveshjes dhe do të spostonte të gjitha ato shkeljet me mëhershme”, deklaroi Kurti.

Ai bëri të ditur se ekipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është duke punuar edhe tani për çështjen e dialogut në mënyrë që t’i përgjigjet Brukselit në mënyrë adekuate e të merituar.

Në takimin e fundit në Bruksel nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera