Lajme

Kosova humbi mundësi reale për vazhdimin e një qeverisje të përgjegjshme

Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 19 March 2020

Këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sabri Kiçmari, ka komentuar vendimin e LDK-së për të nisur mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë, pas shkarkimit të Agim Veliut.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova humbi një mundësi reale për vazhdimin e një qeverisje të përgjegjshme.

“Kosova me gjasë e humbi një mundësi reale për vazhdimin e një qeverisjeje të përgjegjshme. Qytetarët e Republikës duhet të mos shmangen në luftën e tyre për rend, ligj, drejtësi dhe barazi”, ka shkruar Kiçmari.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera