Ekonomi

Kosova humbi miliona euro nga BE, për shkak të mosmiratimit të disa ligjeve

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 07 August 2018

Për shkak të mos-votimit të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Bashkimi Evropian nga ana e Kuvendit, Kosova tashmë ka humbur disa miliona euro asistencë nga BE për vendet që aspirojnë integrimin.

Në rast se nuk miratohen edhe disa ligje të tjera gjatë muajit shtator, shtohet rreziku që përveç ndihmës konkrete, të humbet edhe ritmi i liberalizimit të vizave.

Kosova tashmë ka humbur miliona euro të cilat Bashkimi Evropian i ofron si asistencë për vendet të cilat akoma nuk janë pjesë e BE-së në kuadër të programit të Msa së dhe instrumentit të para anëtarësimit IPA.

-Advertisement-

Derisa miliona euro tashmë konsiderohen të humbura për shkak të mos votimit të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe BE-së nga ana e Kuvendit, disa marrëveshje të tjera në rast se kalojnë në seancat e para të Kuvendit të cilat pritet të mbahen në shtator atëherë do të mund të përfitohen disa fonde. Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha tha për RTK’në se mos votimi i këtyre marrëveshjeve dërgon sinjal jo të mirë para Bashkimit Evropian duke qenë se Kosova tashmë ka marrëveshje kontraktuale me BE’në.

Mirëpo ndryshe nga ministrja Hoxha, deputeti i LDK-së njëherit zv/kryetar i komisionit parlamentar për Integrime Evropiane Armend Zemaj, thotë se nuk ka rrezik që Kosova të humbasë fondet nga Bashkimi Evropian. Mos-votimin e LDK-së për këto marrëveshje, Zemaj e ai e arsyeton me pretendimet se kjo Qeveri ka abuzuar me buxhetin dhe fondet e dhëna.

“Absolutisht jo sepse janë marrëveshje kontraktuale që burojnë edhe nga MSA dhe programe të tjera të asaj që quhet paraanëtarësim….”

Ndërkohë KDI si organizatë që e monitoron punën e Kuvendit të Kosovës konstaton se Kosova ka humbur disa fonde mirëpo disa të tjera mund të arrijë ti përfitojë në rast se në shtator deputetët i votojnë marrëveshjet.

Marrëveshjet kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë hedhur për votim disa herë në disa seanca të Kuvendit të Kosovës javëve të kaluara mirëpo të njëjtat nuk kanë arritur të marrin 2/3 e votave të deputetëve. LDK ka qenë kundër votimit të tyre me arsyetimin se nuk dëshiron të bëjë kuorumin në votim për partitë e koalicionit qeverisës. Derisa Kuvendi ka shkuar në pushime pritet që të njëjtat marrëveshje të rikthehen për votim në sesionin e ri vjeshtor të legjislativit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera