Lajme

Kosova humbi 43.4 milionë euro nga fondet e BE’së, ato iu alokuan Serbisë (Grafikoni)

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 04 March 2019

Kosova ka humbur 43.4 milionë euro nga fondet e IPA’s të Bashkimit Evropian në gusht të vitit 2018. Kështu ka bërë të ditur Instituti EPIK në raportin e tij të parë monitories për fondet e BE’së që lidhen me procesin integrues të Kosovës. Në bazë të statistikave që paraqet EPIK, shihet se si miliona eurot që ka humbur Kosova, faktikisht i janë alokuar Serbisë, përcjell inFokus.

“Instrumenti i Asistencës të Para-Anëtarësimit (IPA) është instrumenti kryesor financiar i BEsë me anë të cilit BE-ja mbështet zbatimin e reformave të Kosovës në procesin integrues.  Gjatë periudhës 2007-2014, Kosova kishte përfituar €650 milionë nga fondet e IPA-së.  Në gusht 2014, për periudhën 2014-2020, BEja miratoj Strategjinë Indikative Financiare e cila alokoj për Kosovën buxhet prej €645.5 milion”, bën të ditur EPIK në analizën e tyre.

“Në prill 2018, Ministrja e Integrimit Evropian u emërua Koordinatore Kombëtare për IPA, përgjegjës për koordinimin e asistencës së BEsë në Kosovë. Në gusht 2018, alokimet buxhetore u rishikuan për gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe si pasojë Kosovës humbi €43.4 milion dhe rrjedhimisht i tërë buxheti për periudhën 2014-2020 ka rëne në €602.1 milion”, njofton tutje ky Institut.

-Advertisement-

“Nga ana tjetër, buxheti i BE-së për Serbinë u rrit për €31 milion – nga €1.50 miliard në vitin 2014 në €1,53 miliard në vitin 2018. Ndërsa për Malin e Zi u rrit për €8.6 milion – nga €270.5 milion në vitin 2014 në €279.1 milion në vitin 2018”, thuhtet tutje në njoftim.

Prioritetet e përcaktuara për financim nga fondet e IPA’s  janë: demokracia dhe qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe drejtat themelore, mjedisi, ndryshimet klimatike, energjia, rritja e konkurrueshmerisë, inovacioni, bujqësia dhe zhvillim rural, arsimi, punësimi dhe politikat sociale.

Gjeni më poshtë edhe ilustrimet e detajuara:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera