Kosova me gjashtë strehimore, prej tyre vetëm tri funksional
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 02 Gusht 2017
Strehimorja është një objekt apo pjesë e një objekti i cili është ndërtuar dhe pajisur me mjete të ajrosjes dhe me pajisjet tjera esenciale të banimit, të cilat ofrojnë akomodim dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, por edhe me qëllim të mbrojtjes se njerëzve në rast të luftës apo rreziqeve tjera.
Ekspertë për çështje të sigurisë, thonë se edhe institucionet e Kosovës duhet të krijojnë plane për ruajtjen e jetës së qytetarëve në rast të fatkeqësive, dhe të ndërtojnë strehimore edhe në komunat tjera, varësisht nga specifikat e lokacioneve.
Burim Ramadani, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në raste të caktuara strehimoret përdorën për qëllime tjera.
“Sigurisht që duhet të ndërtohen dhe ato t’u përshtaten specifikave të lokaliteteve dhe komunave. Në të njëjtën kohë, komunat dhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet ta ndajnë përgjegjësinë e mirëmbajtjes së tyre. Një koordinim më i mirë nga Qeveria e Kosovës dhe komunat, përkatësisht drejtoritë e emergjencave, do të funksiononte si veprim i përbashkët për strehimin e qytetarëve në rast të fatkeqësive, qofshin natyrore apo nga njeriu”, thotë Ramadani.
Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë në largim të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se nuk është ndërtuar asnjë strehimore e re, kurse menaxhimi dhe ndërtimi i tyre është kompetencë e nivelit lokal.
Mustafë Gashi, nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, që funksionon në kuadër të Ministrisë se Punëve të Brendshme, tregon se në rast të fatkeqësive, Qeveria dhe komunat duhet t’u sigurojnë strehimin dhe furnizimin e domosdoshëm qytetarëve, të cilët për shkak të fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive tjera kanë mbetur pa strehim, si dhe mjetet për mbi jetesë .
“Për sa i përket ndërtimit të tyre është kompetencë e nivelit lokal. Në raste të caktuara, në bazë të përshkallëzimit të shkallës së rrezikshmërisë dhe nevojës imediate për të ndërtuar ndonjë strehimore në një komunë të caktuar, Qeveria mund të ndërhyjë me subvencione”, thotë Gashi.
Por, zyrtarë të Komunës se Prishtinës, ku edhe gjenden strehimoret, tregojnë se tri nga gjashtë strehimoret janë në gjendje të rregullt, kurse për tri të tjera thonë se janë jashtë funksionit.
Zëdhënësi i Komunës se Prishtinës, Adonis Tahiri thotë për Radion Evropa e Lirë se në raste rreziku në këto strehimore mund të vendosen rreth 1.400 persona për një kohë të caktuar. Tahiri thotë se deri më tani nuk ka pasur nevojë për shfrytëzimin e tyre.
“Tri strehimore nuk janë funksionale, për shkak të problemeve të ndryshme. Janë ndërtim i vjetër, janë të dëmtuara dhe nuk kemi arritur t’i funksionalizojmë ende. Por ka edhe raste që mund të ketë uzurpime në hapësira të ndryshme brenda tyre”, thotë Tahiri.
Në bazë të Ligjit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera, thuhet se evakuimi i banorëve të rrezikuar bëhet nëse me masa të tjera nuk mund të garantohet siguria e tyre. Vendimin për evakuim mund ta marrin Qeveria, kryetari i komunës ose komandanti kompetent i forcave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera.
Për strehimin e njerëzve në vende publike përdoren strehimoret, gjegjësisht për këtë qëllim adaptohen objektet përkatëse.
Strehimoret, për strehim themelor, duhet të ofrojnë mbrojtjen nga shtypja, rrënimet, të reshurat radioaktive, zjarret dhe nga ndikimet e materieve kimike.
Strehimoret, për mbrojtje plotësuese, duhet të ofrojnë mbrojtjen nga rrënimet.

T� tjera
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlind Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...

































