Lajme

Kosova furnizohet me rreth 5000 vaksina anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 04 May 2021

4,680 doza të vaksinës Pfizer kundër virusit Covid-19 kanë arritur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Me këtë kontingjent do të vaksinohen stafi shëndetësorë që nuk ka arritur të vaksinohen gjatë fushatës së imunizimit, më pas personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Ka qenë Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila dy ditë më parë ka njoftuar se në Kosovë do të vijnë pesë mijë doza të vaksinës Pfizer.

-Advertisement-

Kurti zhvilloi takim virtual me ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Në prill, Bashkimi Evropian njoftoi se do të shpërndajë 651,000 doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga kjo sasi, Kosova do të përfitojë 95,000 doza, të cilat sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të vijnë “javë pas jave”.

Kosova nisi fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 më 29 mars, me 24,000 dozat e vaksinës së AstraZenecas, që i mori falas nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga Covax-i, Kosova në total, pritet të marrë 100,800 doza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera