Kosova ftohet nga BE në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane
Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 23 September 2022
Bashkimi Evropian ka ftuar liderët e të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera evropiane, në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane, theksoi sot një zyrtar i BE-së.
”Ftesat për takimin, të nënshkruara nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministri çek, Petr Fiala u dërguan sot”, tha zyrtari, i cili nuk pranoi të identifikohej.
Liderët do të mblidhen në Pragë më 6 tetor.
Krerët e shteteve nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe 17 vendet evropiane, Turqia, Britania e Madhe, Ukraina, Azerbajxhani, Armenia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lihtenshtejni, Moldavia dhe Gjeorgjia, janë të ftuar të marrin pjesë.
”Bashkësia Politike Evropiane është një platformë për koordinimin politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin, duke synuar të bashkojë liderët nga vendet evropiane në baza të barabarta dhe në një frymë uniteti, një ose dy herë në vit”, tha zyrtari.
Të gjithë udhëheqësit do të marrin pjesë në një sesion hapjeje dhe në darkën përmbyllëse do të mbajnë bisedime dypalëshe dhe do të marrin pjesë në grupe më të vogla në diskutime në tryeza të rrumbullakëta mbi tema të ndryshme si stabiliteti, energjia, klima, lëvizshmëria dhe ekonomia.
Krerët e BE-së do të mbajnë një samit jozyrtar të nesërmen.
Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi në maj krijimin e Bashkësisë Politike Evropiane me pjesëmarrjen e vendeve të BE-së dhe fqinjëve për të adresuar sfidat e përbashkëta politike dhe të sigurisë.
Të tjera
-
Dëshmitari Fritsch për personin e v*dekur në ndërtesën e MUP-it: Kishte të nxira në trup
Dëshmitari tha se në kohën kur mjeku e bëri ekzaminimin e personit që u gjet ...
-
Rama: Nga 1 janari do të vjen flota e autobusëve të rinj, do të shtohen linja tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2025...
-
Kina publikon udhëzuesin për të promovuar zhvillimin e qyteteve inteligjente
Kina publikoi një udhëzues për promovimin e zhvillimit të qyteteve të zgjuara...
-
Serbia çon letër në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, kërkon që Kosovës të mos i avancohet statusi
Serbia çon letër në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, kërkon që Kosovës të mo...
-
Malishevë, fillon dezinsektimi ndaj rriqrave
Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin ...
-
Mashtronte të moshuarit në Greqi, shqiptari u mori mijëra euro e monedha floriri
Policia greke ka goditur një grup kriminal që mashtronte të moshuarit në Igum...
-
Kryetarja e Gjykatës: Kuçi vendosi vetë që Sekiraqa të mbrohet në liri, nuk u konsultua me anëtarët tjerë
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, ka konfirmu...
-
Televizioni i Turqisë publikon pamje të ushtarëve turq të KFOR-it duke e ruajtur kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ushtarë turq të KFOR-it, misioni i NATO-s në Kosovë po e ruajnë kufirin ndërm...
-
Lëndohet një person në vetaksident në Velani
Një person ka pësuar lëndime trupore nga një vetaksident në rrugën “1 Tetori”...
-
Australia raporton infeksionin e parë të gripit të shpendëve tek njerëzit
Australia raportoi rastin e parë njerëzor të gripit të shpendëve të mërkurën ...
-
Kishte 21 pikë negative për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura, 20-vjeçarit i anulohet leja e vozitjes për të gjitha kategoritë
Policia e Kosovës ka njoftuar se i është anuluar leja e vozitjes një shoferi ...
-
Zyrtari i KFOR-it: Uniformat e zeza i mbante policia ushtarake
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshminë e tij, dësh...