Kosova – Franca, ky është rezultati final
Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 28 February 2018
Duket se as moti më shi në ndeshjen e parë të “Turkish Women’s Cup – Alanya 2018’’, nuk ishte në anën e Kombëtares A-femrat pasi pësuan me rezultat 6:0 në duel me Kombëtaren e Francës (B), SHKRUAN INFOKUSI.
Pranimi i golit shumë herët qysh në minutën e 3-të, me gjasë i dekurajoi tej mase vashat tona, të cilat në këtë ballafaqim hynë edhe me një respekt të tepruar ndaj Francës, e cila barte me vete një bagazh të madh të përvojës ndërkombëtare, gjithsesi e përcjellë edhe me cilësi individuale dhe kolektive. Futbollistet e Kosovës me gjithë orvatjet dhe dëshirën që të bëjnë diçka më shumë në këtë përballje ishte e kot, sepse fati deshi që në hapje të këtij turneu të ballafaqohen me Kombëtaren jo të barabartë në asnjë aspekt. Si do qoftë kjo duhet t’u shërbejë vashave tona si mësim për ndeshjet tjera. Pas ndeshjes ja se çka deklaruan nga tabori i Kombëtares sonë.
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse
Paraprakisht e dinim se përballë do të kemi një skuadër të fortë, cilësore dhe me përvojë, ndaj edhe u munduam që me pesë veta në mbrojtjen të bëjmë diçka. Por u pa se neve na nevojitet edhe shumë punë në të gjitha aspektet për të arritur një nivel më të mirë. Mendojë se nuk kemi mundur të bëjmë më shumë kundër një skuadre ë ishte më e mirë në çdo aspekt. Duhet ta kuptojmë se jemi në fillim dhe na duhen shumë gjëra të i përmirësojmë të ndjekim më shumë turne për të krijuar një Kombëtare respektabile.
Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari jashtëzakonisht të fortë e cilësore siç ishte sot Franca, pavarësisht, se a quhet B ose A. Dallimi u pa dhe u vërejt në fushë. Na mbetet të përmirësohemi shumë.
Patëm një rival tejet të fortë, me një përvojë të madhe dhe cilësi të lartë. Fol realisht nuk ishim të barabarta dhe francezët me lehtësi vinin të rastet dhe arrinin të shënonin. U përpoqëm mjaft por nuk arritëm më shuë,
Franca (B)- Kosova 6:0 (4:0)
Stadiumi Gold Citz
Shikues disa qindra.
Shënues: Danielle(3 e 37), Claire(12), Delphine(42), Anng(74) eNadjama(85)
K.V. Danielle e FR e Syla e Kos.
Franca(B):Elisa, Marinc, Hawa(Nadjang), Anaig, Delphine(Anng), Imes(Chalotte), Clara(Thea), Claire, Anais, Danelle e Pauline(Lindsay).
Kosova: Kolgeci(Leci), F. Shala, Vllasaliu(Syla), Pjetri(Ternava), Biçkaj(Reçica), B. Shala, Jakupi(Rexha), Limani, Kryeziu, Kastrati, Ejupi(Bajra). /INFOKUSI.COM
Të tjera
-
Shefi i ri i KE-së pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, për shkak të agjendës Osmani delegon ftesën te institucionet tjera
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme pritet ...
-
Në Zubin Potok hapet një urë për këmbësorë, u ndërtua nga KFOR-i
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë n...
-
Seanca plenare e NATO-s: Kosova ishte pjesëmarrëse – delegacionit serb iu refuzuan vizat, shkak dyshohet të jetë rreshtimi nga ana e Rusisë
Delegacioni serb nuk mori pjesë në seancën e 70-të të Asamblesë Parlamentare ...
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...