Kosova fiton rastin kundër “IuteCredit” në Arbitrazh

Autori: Gazeta inFokus
21:43 | 18 November 2022
Kosova e ka fituar rastin kundër kompanisë financiare “IuteCredit” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbritazhit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook tha se pretendimet e ‘IuteCredit’ se revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbritrat dhe i paligjshëm janë hedhur poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit.
“Republika e Kosovës shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar, duke vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve. Republika jonë ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime të huaja dhe marrëdhënieve me investitorë i qaset me përkushtim e seriozitet të plotë.
Kompania mikrofinanciare IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhen poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit”.
Tutje, Kurti tha se si pasojë e kësaj fitoreje, Ministria e Drejtësisë i ka shpërtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë euro.
“Ministria e Drejtësisë, së bashku me Avokaturën Shtetërore, janë siguruar që Kosova të përfaqësohet dhe mbrohet denjësisht gjatë gjitha fazave të procedurës në arbitrazh, duke ia përkushtuar të gjitha resurset e nevojshme ekipit mbrojtës për ta bërë të mundur këtë rezultat.
Si pasojë e kësaj fitore, Ministria e Drejtësisë, i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë Euro”.
Kryeministri Kurti thotë se kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve gjatë këtij mandati qeverisës.
“Gjatë këtij mandati qeverisës, kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, pas rastit Selmani në padinë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 65 milionë Euro.
Falenderoj Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën Shtetërore në kuadër të Ministrisë si dhe ekipin përfaqësues të Squire Patton Boggs, për fitoren e Republikës së Kosovës”.

Të tjera
-
Kurti shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave nga tragjedia në Maqedoni të Veriut
Kryeministri Kurti ka reaguar pas tragjedisë me 51 të vdekur në Kocan të Maqe...
-
Tragjedia në Koçan, Serafimova: Disa persona të vdekur nuk kanë pasur letërnjoftime me vete, presim familjarët t’i identifikojnë trupat
Drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova është deklaruar për me...
-
Rama: Të gatshëm t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut pas zjạrrit në Koçan
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i gatshëm të ndihmojë Maq...
-
Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut: Shprehim ngushëllime për viktimat nga zjạrri në Koçan
Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut ka shprehur ngushëllime për vdekjen ...
-
Vlora Çitaku shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçan
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas tragjedisë në...
-
Dalin pamjet e “diskotekës” në Maqedoninë e Veriut ku vdiqën 51 persona- brenda saj gjithçka shkrumb e hi
Është publikuar fotografia e “diskotekës” që u dogj në Koçan të Maqedonis...
-
Po performonte në diskotekën në Koçan, këngëtari Vlladimir Bllazhev ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në mbështetje të oksigjenit
Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performon...
-
Tragjedia në Koçan/ Pamje dramatike nga vendi i ngjarjes, dëgjohen britma – 51 të vdekur
Të paktën 51 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të...
-
Tragjedia në Koçan, Mickoski: Kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë, humbja është shumë e madhe
Kryeministri imaqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është shprehur i tmerr...
-
Presidentja Osmani pas tragjedisë në Koçan: Lajm shkatërrues, shprehim ngushëllimet tona!
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqe...
-
Reagon Kallas: E pikëlluar thellë për zjạrrin tragjik, i cili mori jetën e shumë të rinjve në Koçan
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka reaguar p...
-
Tragjedia në Koçan- Ministri i Brendshëm: Janë edhe mbi 100 të plagọsur
Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka ko...